Mjeku psikiatër: Traumat mund të mbarten deri në 7 breza, ndikojnë dhe te ndryshimet gjenetike

schedule22:36 - 20 Mars, 2024

schedule 22:36 - 20 Mars, 2024

Traumat e fëmijërisë është tema e pjesës së tretë në emisionin “Bardh a Zi”. Nisur nga kjo gjendje, mjeku psikiatër, Neli Demi ka bërë dhe një lidhje me traumat ndërbreznore, të cilat mund të mbarten deri në shtatë breza.

Ai ka theksuar se ka prova që këto trauma bëjnë të mundur dhe ndryshimet gjenetike tek individët.

“Mënyra e përjetimit të ngjarjeve në moshë të rritur te një individ lidhet dhe me predispozitën e këtij individi. Edhe kjo predispozitë është e lidhur me traumat e fëmijërisë, ose me traumat ndërbreznore, të cilat përcillen nga njëri brez në tjetrin në një mënyrë të pandërgjegjshme sigurisht, nëpërmjet reagimeve të prindërve në situata të caktuara.

Këto trauma ndërbreznore mund të mbarten deri në 7 breza. Madje, ka prova që këto trauma bëjnë të mundur dhe ndryshimet gjenetike tek individët, brezat që vijnë më pas, të cilët mund të shfaqen me probleme të ndryshme të temperamentit. Temperamenti është ajo energji nervore me të cilën ne lindim dhe personaliteti pastaj është gjë tjetër, që ndërtohet”, u shpreh mjeku psikiatër./abcnews.al