Gruaja rome që arsimoi breza/ Ish-mësuesja tregon sfidën e jetës, për martesën, shkollimin dhe shoqërinë

schedule15:42 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 15:42 - 11 Dhjetor, 2023

Shumë gra rome ndjejnë mbi vete peshën e diskriminimit. Por Meleqe Rrënja, sot 76 vjkec është shembull se si edhe grate e ketij komuniteti, sit e gjitha te tjera ne shqiperi, i kane ne dore mundesite per sukses.

Meleqja sot është pensioniste. Ajo ka  arritur të integrohet në shoqëri dhe të bëhet gjithashtu një zë i fortë i komunitetit të saj.

E rritur pa prindërit, 76 vjeçarja kujton sesi arriti të shkollohet, ndonëse sipas traditës rome ajo duhet të martohej teksa ishte ende fëmijë.

“Kam bërë dokumentacionet e mia për të vazhduar shkollën, se isha fëmi që isha fejuar në moshën 8 vjec dhe do martohesha 11 vjec, por u integrova në shoqëri. Se kur jetoja në fier, kishim romë dhe jo romë, kisha shumë ambicie që pse këto vajzat jo rome të vazhdojnë shkollën dhe unë jo.”

Meleqja është mësuesja e parë dhe e vetme e komunitetit rom. Sot ndihet e plotësuar, por kujton se vështirësitë e kanë bërë më të fortë.

“Unë jam diskriminuar vetë dhe kur njeriu diskriminohet vë objektiva për t’i arritur me sukses dhe sot unë jam një grua ndryshe si grua rome. Mos kem vetëm unë merita, port ë kemi të gjitha ne gratë rome, sepse jemi gra të forta se kush vuan bëhet edhe më i fortë.”

Komuniteti rom vijon të ketë ende shumë problematika, ndërsa 76 vjeçarja krenohet që nxënësit e saj janë të suksesshëm dhe e bëjnë të ndihet krenare.

“Arritja e sukseseve në arsim me nxënësit që kanë dalë nga dora ime, janë integruar. Kam punuar me shpirt dhe cilësi. Dhe nuk kam kërkuar asnjëherë sasi, por cilësi dhe sot kërkoj nga shteti mos kërkojë pjesësmarrje, por cilësi.”

Gjatë jetës ajo ka hasur shumë vështirësi dhe pengesa, ndërsa ndan këtë mesazh për të gjithë të rinjtë.

“Po të punosh me shpirt, po të duash dhe të duash arrin çdo gjë”