Bastisja e spital al-Shifa, forcat izraelite vrasin 90 militantë

schedule12:19 - 20 Mars, 2024

schedule 12:19 - 20 Mars, 2024

Ushtria izraelite tha sot se kishte vrarë rreth 90 militantë dhe kishte arrestuar 160 në një bastisje në spitalin al-Sifah të Gazës.

“Gjatë ditës së djeshme, trupat neutralizuan terroristët dhe gjetën armë në zonën e spitalit”, tha ushtria në një deklaratë.

Al Shifa, spitali më i madh në Rripin e Gazës para luftës, është sot një nga objektet e pakta shëndetësore që janë edhe pjesërisht funksionale në pjesën veriore të asaj zone dhe gjithashtu strehon civilë.

Bastisja izraelite në spital filloi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ushtria tha se kishte dërguar forca speciale atje, të mbështetura nga këmbësoria dhe tanket, bazuar në inteligjencën se spitali po përdorej përsëri nga persona të armatosur.

Nëntorin e kaluar, Izraeli u kritikua rëndë kur trupat sulmuan për herë të parë spitalin, ku zbuluan tunele që ata pretendonin se po përdoreshin nga Hamasi si qendra komandimi dhe kontrolli.

Hamasi dhe stafi mjekësor kanë mohuar se spitali është përdorur për qëllime ushtarake ose për të strehuar luftëtarët e grupit.

/abcnews.al