Sulmet ukrainase në Belgorod, 1200 fëmijë evakuohen në Rusi

schedule11:22 - 20 Mars, 2024

schedule 11:22 - 20 Mars, 2024

Rreth 1200 fëmijë janë evakuuar në Rusia pas sulmeve ukrainase shkruajnë mediat e huaja.

Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjithë dronët dhe raketat dhe se askush nuk u lëndua. Ndërsa guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se 1200 fëmijë nga zonat më të rrezikuara do të transportohen përkohësisht deri në fund të javës në rajone të tjera ruse.

Ai shtoi se rreth 9,000 njerëz kishin kërkuar të evakuoheshin.

Ndërkohë, bombardimet intensive ruse në rajonin kufitar verilindor të Ukrainës, Sumy, kanë bërë që Kievi të urdhërojë evakuimin e civilëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!