Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plani për operacionin ushtarak në Rafah, Izraeli dërgon një delegacion në SHBA

schedule21:47 - 19 Mars, 2024

schedule 21:47 - 19 Mars, 2024

Një delegacion izraelit do të shkojë ditët e ardhshme në Uashington për të diskutuar mbi ndërhyrjen e planifikuar të Izraelit në Rafah të Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të dërgojë të besuarin më të afërt, Ron Dermer dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi.

Lajmin e konfirmoi zyra e kryeministrit izraelit, por nuk dha detaje se kur do të ndodhë vizita. Shtëpia e Bardhë tha më herët të martën se pret që vizita të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Dermer aktualisht është anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit dhe ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara.

SHBA i ka bërë thirrje Izraelit të shpjegojë se si synon të mbajë të sigurt mbi 1 milion palestinezë që po kërkojnë strehim në Gazën jugore, pasi Izraeli paralajmëroi se së shpejti do të nisë një ofensivë ushtarake në Rafah. Deri më tani, administrata e presidentit amerikan Joe Biden thotë se një plan nuk është paraqitur.



Të hënën, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan u tha gazetarëve që Biden i kishte kërkuar Netanyahut të dërgonte një ekip në Uashington “për të dëgjuar shqetësimet e SHBA-së në lidhje me planifikimin aktual të Izraelit për Rafah dhe për të paraqitur një qasje alternative që do të synonte elementët kryesorë të Hamasit në Rafah dhe do të siguronte civilët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!