Deputeti i PS Nasip Naço është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Pas daljes nga SPAK, Naço tha për gazetarët se ishte thirrur për të dhënë deklarime për çështjen ÇEZ/DIA.
“Nuk do të doja të isha sot këtu. Fakti që jam sot këtu është që ziliqarët hedhin baltë, por nuk u kam marrëdhëniet me ta, por me qytetarët. Jam thirrur për çështjet penale që kanë të bëjnë me çështjen CEZ/DIA. Në atë kohë kam mbajtur qëndrim korrekt dhe kam folur me letra. Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike, duke nxjerrë jashtë sistemit disa kompani që kishin gati 20% të tregut të ÇEZ. Kjo i kurseu buxhetit të shtetit rreth 40 milionë euro në atë kohë. Ish drejtori i Çez në atë kohë pas një muaji është shkarkuar nga detyra. Këto ishin edhe deklarimet që dhashë sot.”, tha ai.
Pyetje: Ju pyetën për ish-presidentin Meta?
Nasip Naço: Më pyetën për kompaninë Çez. Besoj që ju e keni informacionin e duhur. Ju jeni tre hapa para nesh. Unë i besoj institucionit edhe pse besoj se asnjë institucion nuk është i përsosur, por është i domosdoshëm.
/abcnews.al/