Ish-presidenti amerikan, Donald Trump nuk mund të sigurojë garancinë prej 464 milionë dollarëshe. Ekipi ligjori ish kreut të Shtëpisë së Bardhë njoftoi se deri më tani nuk ka arritur të marrë një garanci që do t’i lejonte Trump të apelonte gjobën për çështjen e mashtrimit civil në Nju Jork.
Trump duhet të gjejë paratë për të garantuar se do të paraqitet në seancën e ardhshme gjyqësore ose për ndryshe autoritetet e shtetit do të konfiskojnë pronat e tij deri në vendimin e gjykatës së Apelit.
Avokatët thanë se të pandehurit u ishin drejtuar deri më tani 30 kompanive të sigurimit përmes katër ndërmjetësve të veçantë për të siguruar garancinë.
“Zbatimi i kërkesës së pamundur të detyrimeve si kusht apelimi do të dëmtonte të pandehurit”, shkruan avokatët e Trump. Avokatët kërkuan që ai të lejohej të vendoste një detyrim prej 100 milionë dollarësh ndërkohë që ai apelonte vendimin.
Ish presidenti amerikan ka apeluar vendimin e gjyqtarit Arthur Engoron, i cili kërkojë nga Trump dhe të pandehurit të tjerë të paguajnë gjobën 464 milionë dollarë dhe interes për deklarimin e rremë të vlerave të pronës për huadhënësit.
Avokatët e kandidatit republikan për president i kërkuan një gjykate të apelit të nivelit të mesëm që të vononte zbatimin e vendimit, duke argumentuar se shuma ishte e tepruar.
Gjykata e Nju Jorkut në shkurt vendosi se ish-presidenti Donald Trump do duhet të paguajë 354,9 milionë dollarë gjobë për mashtrimin që ka kryer duke mbi vlerësuar pronat dhe asetet e tij në mënyrë që të mund të përfitonte më lehtësisht kredi nga bankat.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Lettitia James kishte kërkuar që Donald Trump të gjobitej me 370 milionë dollarë, t’i ndalohej të bënte biznes në këtë shtet pvr 5 vite dhe të kishte monitorim të kompanive të ish-presidentit nga mbykqyrës të pavarur për 5 vite. Donald Trump ka akuzuar prokuroren e pergjithshme të Nju Jork se po kryen një hakmarrje politike për shkak të bindjeve së saj të djathta.


