Pirro Thomo rrëfen fillesat e gjurmimit të trashëgimisë: Lista e parë në 1948, u përfshin 109 monumente

schedule10:50 - 19 Mars, 2024

schedule 10:50 - 19 Mars, 2024

Studiuesi i arkitekturës së kultit dhe restauratori, Pirro Thomo, ka rrëfyer fillesat e gjurmimit të trashëgimisë.

Ai ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News se lista e parë e monumenteve në Shqipëri është bërë në vitin 1948, disa shekuj mbrapa vendeve të tjera.

Sakaq, Thomo ishin 109 monumente, ndërsa sot janë mbi 2 mijë monumente në listë.

Lista e parë e monumenteve në Shqipëri është bërë në 1948, me krijimin e Insitutit të Shkencave. Po të bëjmë krahasimin me disa vende të tjera, ne jemi disa shekuj mbrapa. Ishin 109 monumente, ndërsa sot janë mbi 2 mijë monumente në listë dhe më tepër, sepse supozojmë që Apolonia që ka shumë monumente, një numër është në listë. Ishin kalatë, pa u studiuar të gjitha, kishat, monumentet islamike, xhamitë, banesat”, tha ndër të tjera studiuesi i arkitekturës së kultit./abcnews.al