Hapi i parë për të dal nga kriza, sipas kreut të opozitës Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, janë zgjedhjet e parakohshme. Tashmë ky nuk është vetëm kusht i opozitës, por edhe i Evropës.
Dështimi më i madh i qeverisë Rama është me rininë sipas Bashës , e cila largohet çdo ditë jashtë Shqipërisë, por kryetari i opozitës u zotua se do t’i kthej shpresën të rinjve, që mos të braktisin vendin dhe kjo nis nga vota e lirë, sipas Bashës.
Kreu i opozitës premtoi demokraci dhe barazi para ligjit, në arsim dhe ekonomi, si dhe rikthim të garës së mohuar nga qeveria aktuale.
Lulzim Basha u zotua se do të financojë 10 mijë stazhe për të sapo diplomuarit.
Financim 100 % të bursave për familjet që nuk kanë mundësi ekonomike dhe 50 përqind për familjet nën minimumin jetik.
Turi kombëtar për rininë, pas Tiranës, ku ishin të pranishëm Kryetari Junge i Union, të CDU- së dhe Kryetari i forumit rinor të i LDK-SE Fidan Jupolli, do të shtrihet në gjithë vendin./abcnews.al