Agim Nesho: Rusia kërkon të krijojë në Ballkan pozicionin e një fuqie botërore

schedule20:38 - 31 Tetor, 2019

schedule 20:38 - 31 Tetor, 2019

Diplomati Agim Nesho ka qenë i ftuar ditën e sotme në mbrëmje ABC me gazetaren Mirela Milori. Nesho foli për refuzimin e BE dhe propozimin e Rusisë gjithashtu dhe për mesazhet e përcjella nga Ambasadorja e dominuar amerikane për Shqipërinë Yuri Kim.

Sipas Neshos, Rusia nuk e mbështet dot Ballkanin nga ana ekonomike në krahasim me Europën e cila është një nga fuqitë botërore për sa i përket ekonomisë.

“Së pari, Rusia kërkon që pas lindjes së mesme në Ballkan të krijojë pozicionin e një fuqie botërore prandaj loja e saj është e rëndësishme, së dyti janë interesat e saj për arkitekturën evropiane, një kundërpeshë ndaj NATO-s për hyrjen e saj në zonat e ish-Bashkimit Sovjetik për ti treguar se edhe ne jemi fuqi botërore. Mendoj se ishte lëvizja e vendeve ballkanike, dmth lëvizja e Vuçiç, pasi krijoi të ashtuquajturin “schengenin ballkanik” pasi tha se ne nuk jemi të varur. Ishte një deklaratë kundërvënie e gjithë këshillit të bashkimit evropian, kjo tregon që ai vazhdon të luajë politikën e tij tradicionale dhe lëvizja ishte e parashikuar prandaj pritej edhe një deklaratë ruse për këtë qëllim“, tha Nesho.

Në lidhje me mesazhet që përcolli ambasadorja e dominuar amerikane për Shqipërinë Yuri Kim, Nesho tha se ajo ishte e qartë në 3 objektivat e saj në atë se cfraë duhet të bënte dhe se është në karakterin e çdo ambasadori nëse do i realizojë ato ose jo.

“Ajo ishte e qartë në 3 objektivat e saj. A do ti realizojë apo jo? Unë mendoj se varet së pari, nga karakteri i ambasadorit, e dyta nga interesi që ka vendi për Shqipërinë. Gjithsesi do të jenë të tjerët që do të flasin, se sa vetë ambasadori. Në përgjithësi ambasadorja reflektoi atë vizion që ka departamenti i shtetit se çfarë duhet bërë në Shqipëri. Ambasadori e ka të përcaktuar dhe të limituar në marrëdhënien mes dy vendeve por ne e kemi lejuar sidomos shtetet e bashkuara që të diskutojnë edhe më shumë duke i futur edhe në marrëdhëniet politike”, tha diplomati Agim Nesho./abcnews.al