VIDEO/ “Poker” dhe kualifikim, Chelsea mposht Leicester dhe kalon në gjysmëfinalen e FA Cup

schedule15:56 - 17 Mars, 2024

schedule 15:56 - 17 Mars, 2024

Chelsea ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Leicester, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup.

Nicolas Jackson (13’) shënoi për t’i dhënë avantazhin 1-0 Chelseat pas një asistimi nga Marc Cucurella. Raheem Sterling humbi një penallti në minutën e 26-të për të dyfishuar rezultatin.

“Blutë e Londrës” megjithatë dyfishuan epërsinë pak çaste para përfundimit të pjesës së parë me Cole Palmer (46’) që shënoi për shifrat 2-0, pas asistimit të Raheem Sterling.

Në pjesën e dytë miqtë u rikthyen në lojë, pasi Alex Disasi (51’) shënoi për rezultatin 2-1.

Për të barazuar shifrat u përkujdes Stephy Mavididi (62’), i cili bëri disa driblime shumë të mira duke mos i lënë asnjë mundësi Robert Sanchezit. Chelsea mori epërsinë në minutën e 92-të me anë të Carney Chukwuemeka i cili u asistua mjaft mirë nga Cole Palmer për të shënuar epërsinë 3-2.

Goditjen përfundimtare mysafirëve në këtë takim ua dha Noni Madueke (98’), i cili shënoi për rezultatin 4-2 pas asistimit të Ben Chilwell.

“Blutë e Londrës” kështu u kualifikuan në çerekfinale të FA Cup dhe tani duhet të presin shortin për të mësuar kundërshtarin e radhës./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!