Pas marrjes së ndihmës mjekësore njëri nga rojet e dhunuar në Hec-in e Kacinarit është larguar nga spitali kurse tjetri vazhdon të qëndrojë aty. Mjeku që u kujdes për të lënduarit thotë se rojet erdhën me dëmtime të rënda ndërsa policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen.
Pas marrjes së ndihmës mjekësorë njëri nga rojet e dhunuar në Hec-in e Kacinarit është larguar nga spitali kurse tjetri vazhdon të qëndrojë aty. Mjeku që u kujdes për të lënduarit thotë se rojet erdhën me dëmtime të rënda ndërsa policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen.
Njëri nga dy rojet e dhunuar në kantierin e ngritur për ndërtimin e Hec-it në Kaçinar të Mirditës doli nga spitali i Rrëshenit rreth orës 15:30 minuta. Ai shoqërohej nga një oficer krimesh, por nuk ka pranuar të flasë. Kolegu i tij vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve nga dëmtimet e rënda.
Dy roje të firmës që po ndërton këtë Hec u dhunuan me sende të forta në tentativë për të bllokuar disa persona që të mos kryenin dëme në kantier. Nga aktet e dhunës pësuan lëndime në pjesën e kokës dhe të fytyrës.
Më pas autorët u kanë vënë flakën edhe 4 mjeteve dhe janë larguar. Dy të lënduarit u morën me ambulancë në spitalin e Rrëshenit. Policia e Mirditës nuk e ka konfirmuar ngjarjen.
Banorët vazhdimisht kanë protestuar për ndërtimin e HEC-it në Kacinar .Ata kanë kundërshtuar këtë projekt që sipas tyre dëmton zonën. Banorët e këtushëm kanë deklaruar se do të përdorin çdo mjet për të penguar ndërtimin e tij./abcnews.al