Këpucari 80-vjeçar/ Haxhi Neziri shkon çdo ditë në punishten e tij: Për riparime përdornim gomat e vjetra të makinave

schedule20:28 - 16 Mars, 2024

schedule 20:28 - 16 Mars, 2024

Po i afrohet të 80-ave, por mëngjesi i çdo dite e gjen në punishten e tij.

Ky është Haxhi Neziri, i cili prej gati 60 vitesh ushtron zanatin e kepucarit në qytetin e Krujës. E nisi punën në moshë të re dhe nuk ka hequr dorë edhe pse ka dalë në pension.

Kujton se dikur në Krujë ishin dhjetëra kepucarë. Neziri tregon se vite më parë kërkesat për këpucë nga qytetarët, por edhe ata që jetonin në fshatra ishin të larta.

Ndër materialet që përdornin ishin gomat e vjetra të automjeteve.

“Lëndën e parë, gomat i merrnim në parkun e Laçit. I merrnim, i prisnim dhe i përpunonim.”

Zanatin ia ka trashëguar të birit.

Për shkak të fitimeve të ulëta ai është detyruar të punojë në një kompani private megjithatë, pasditeve shkon ndihmon të atin në punishten e tij.

“Djali im ka dëshirë dhe punon, por nuk na mban të dyve. Po këtë zanat ka te kompania private e këpucëve.”

Gjatë 60 viteve u ka shërbyer klientëve të shumë, prej tyre ka nga ata që ende i kanë mbetur besnik mjeshtërisë së tij.

“Vij gjithmonë, këpucët i kam rregulluar te Haxhi Neziri. Zakonisht, vij edhe rri vazhdimisht.”

Zanati i këpucarit dikur shumë i përhapur sot po shkon drejt zhdukjes. Në Krujë, Haxhi Neziri është ndër të paktit që vijojnë ta ushtrojnë akoma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!