Volejboll | Femrat e Partizanit eliminohen nga Champions League

schedule19:21 - 31 Tetor, 2019

schedule 19:21 - 31 Tetor, 2019

Ekipi i femrave të volejbollit të Partizanit nuk ia ka dalë të kualifikohet në fazën e grupeve në Champions League, që do të ishte një arritje historike për sportin shqiptar. Githçka e bë shumë e vështirë që pas ndeshjes së parë, që vajzat e Partizanit e humbën 3-0 përballë Vashash në Hungari.

Partizanit i duhej të fitonte me sete 3-0, ose 3-1 që do të shkonin në shtesa, por nuk ia dolën. Takimi i sotëm u mbyll me të njëjtin rezultat si në Hungari, me fitoren e Vashash 3-0 me sete (19-25, 17-25 dhe 16-25).

Në të dyja takimet, vajzat e Partizanit nuk arritën të fitonin asnjë set, përballë një rivali që ishte dukshëm favorit. Megjithatë, e gjithë Shqipëria është krenare me arritjen e ekipi të volejbollit të Partizanit, që drejtohet nga një trajner turk, Nexhat Sanxhak. Në tribuna për të mbështetur ekipin e volejbollit, ishin dhe trajneri i skuadrës së Partizanit, Franco Lerda dhe mbrojtësi Boldor.