Veshkat vrasin në heshtje, mjeku: Zbulimi i sëmundjeve të tyre, i vështirë

schedule13:44 - 16 Mars, 2024

schedule 13:44 - 16 Mars, 2024

I quajnë vrasës të heshur. Veshkat  japin shenja kur problemi ka avancuar dhe  nëntë në dhjetë  persona nuk e dinë se vuajnë prej tyre. Ky është shqetësimi i mjekëve në një kohë kur  të prekurit po shtohen. Në Shqipëri shifrat ecin paralel me ato në botë, 1 në 5 individë kanë shqetësime ndërsa 1 në 10 shkon në humbje të funksionit të veshkës.  Në kuadër të ditës botërore të ndërgjegjesimit  për veshkat mjekët vënë theksin tek zbulimi i hershëm.

“Fatmirësisht depistimi i sëmundjeve te veshkave është  ndër më të pakushtueshmit, një analizë e thjshtë urine për të gjetur elementin magjk, mikroalbuminurina tregon se sa vuan nga veshkat se çfarë poblemesh serioze ka një diabetik të tregon se çfarë problemesh do kesh me sëmundjet e zemrës.  Së dyti një analizë gjaku e quajtur kreatininë, që del nga muskujt e trupit dhe eleminohet nga veshkat, nëse kreatinina nuk eleminohet nga veshkat do të thotë se veshka jote nuk funksionon e duhet te mjekohet sa më shpejt.”

Rritja e jetëgjatësisë, shtimi i personave me hipertension dhe diabet  sipas mjekëve janë  ndër shkaqet e rritjes së numrit të pacientëve  që vuajnë nga veshkat, por studimet kanë treguar më shumë se kaq.

“Sot është identifikuar një sindromë, zemër, veshkë  dhe diabet. Ky sindrom ka marrë këtë profil se është parë se shkaqët që çojnë në sëmundje të zemrës veshkave dhe diabetit janë të ngjashme, të përafërta ose të njejta. Nga ana tjetër është parë se  çdo problem i zemrës është i lidhur me të veshkave dhe çdo problem i veshkës është i lidhur me diabetin”

Megjithë problemet komplekse dhe  shtimin e të prekurve zbulimet e fundit i bëjnë  mjekët nefrologë  të  mendojnë për një botë pa dializë.

“Është  profiluar një mjekim i kohëve të fundit, që është një fat për të gjithë mjekësinë, arrinë  të bllokojnë problemet e lidhura me veshkat, me zemrën dhe diabetin.  Gjenerata e re e  medikamenteve po bën revolucion aq sa  një nga personalitete më të mdha amerikan të kardiologjisë thotë kjo klasë e rë ashtu si  zbulimi i penecilinës, statinave apo antibiotikëve shumë shpejt do të marrin çmimin Nobel. Kjo i ka bërë nefrologët të ëndërrojnë për një botë pa dializë.”/abcnews.al