Përpjekjet diplomatike “dështuan për të parandaluar krimet e luftës të Izraelit në Rripin e Gazës”.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
“Shtatë vende u zotuan të vepronin në emër të botës islame për të ndalur tragjedinë në Palestinë. Falë përpjekjeve të grupit, mbizotëroi ideja që problemi të zgjidhej sipas parimit të dy shteteve, me një armëpushim të menjëhershëm dhe të papenguar.
Megjithatë, përpjekjet tona intensive diplomatike kanë dështuar për të ndaluar krimet e luftës të Izraelit në Rripin e Gazës”, tha ai.
/abcnews.al