Dhëndri i Trump, investime në Sazan/ Kushner: Ishulli i Sazanit, vija bregdetare më unike në Botë

schedule11:44 - 16 Mars, 2024

schedule 11:44 - 16 Mars, 2024

Shqipëria po tërheq cdo ditë e më shumë investitorë të mëdhenj botërorë. Sëfundi interes për të investuar në sektorin e turizmit në vendin tonë ka shprehur dhëndri I ish presidentit amerikan Donald trump. Në një intervistë për Bloomberg, biznesmeni xhared Kushnër deklaroi se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës. së bashku me një tjetër në Beograd, vlera e përbashkët e projekteve mund t’i kalojë 1 miliard dollarët.

Sipas Bloomberg, kompania e investimeve e Kushnër me qendër në Majemi, planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri tani vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. Ai tha se “ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë në botë”.

Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.
Investitori amerikan deklaroi se planin e investimit për në Shqipëri e ka hartuar bashkë me ish ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Ndërsa Projekti i tij i tretë në Beograd, synon transformimin e tre blloqeve të braktisura, në zemër të kryeqytetit serb, në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca.
Sipas Ministrisë së turizmit dhe Mjedisit, per Sazanin, Kushner ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve. Por sipas ligjit projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime.

Jared Kushner ka shërbyer si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij ish presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity Partners, e cila, sipas Bloomberg, zotëron asete prej 3.1 miliardë dollarësh./abcnews.al