Fjalimi që tronditi nga Uashingtoni në Jerusalem

schedule12:45 - 15 Mars, 2024

schedule 12:45 - 15 Mars, 2024

Paralajmërimi i udhëheqësit të shumicës në Senatin Amerikan, Chuck Schumer se Izraeli rrezikonte të bëhej ‘paria’ dhe thirrja e tij për zgjedhje të reja shënoi një moment t5ë rëndësishëm në marrëdhëniet Uashington-Telv Aviv, shkruan CNN.

Qortimi i Schumer ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të enjten që lamë pas, përmbante një gjuhë jashtëzakonisht të fortë për një politikan të lartë amerikan që kritikonte qeverinë e Izraelit.

Fjalimi i Senatit ishte gjithashtu një shenjë e pagabueshme e zhgënjimit në rritje midis demokratëve të lartë për sjelljen e Netanyahut në luftën në Gaza pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit që vranë 1200 njerëz dhe mosgatishmërisë së tij për të dëgjuar këshillat e SHBA. Ai gjithashtu pasqyron realitetet politike në Shtetet e Bashkuara.

Vdekja e  më shumë se 30 mijë palestinezëve në konflikt, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ka zemëruar progresistët amerikanë, arabo-amerikanët dhe votuesit më të rinj në SHBA – të gjitha pjesët kryesore të  koalicionit të Presidentit Joe Biden  ndërsa  ai kërkon rizgjedhjen .