Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka nderuar Petraq Kolevicën me çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë” ky është një vlerësim për Petraq Kolevicën, si një ndër arkitektët me kontribute e vlera të mëdha në gjenezën e Arkitekturës Moderne Shqiptare të shekullit të XX.
Në hollin e Art Turbinës ku u mbajt edhe ceremonia u ekspozuan edhe disa prej projekteve të mjeshtrit të Arkitekturës.
Petraq Kolevica krahas kontributit në arkitekturë njihet edhe si figurë e vyer e kulturës shqiptare njohës i artit vizual, përkthyes i vyer i Letërsisë Botërore, poet dhe autor i disa librave edhe të karakterit biografik, ai është sot një ikonë shqiptare të shekullit të XX. /abcnews.al