Të paktën 8 emigrantë, përfshirë dy fëmijë, vdiqën pasi gomonia me të cilën po udhëtonin u fundos në brigjet e Eceabat, një qytet bregdetar në Turqi.
Lajmi u njoftua nga prefektura lokale, siç raportojnë mediat turke, duke bërë të ditur se 4 emigrantë kanë shpëtuar, por ende nuk dihet numri total i personave që ndodheshin në gomone.
“Helikopterë, avionë, elementë të Rojes Bregdetare u dërguan në zonë. Të shpëtuarit i dërguam në spital. Sipas gjetjeve fillestare janë 8 të vdekur. Nuk ka asnjë informacion të besueshëm se sa persona ndodheshin në gomone. Vazhdojnë përpjekjet tona sqaruese për këtë çështje.”, tha guvernatori i Çanakales, İlhami Aktaş./abcnews.al