Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell paralajmëroi të enjten se muajt e ardhshmë mund të jenë vendimtar për luftën në Ukrainë, duke u kërkuar aleatëve perëndimorë të nxitojnë për të rritur ndihmën për Kievin gjatë një vizite në Uashington.
“Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë,” këmbënguli ai, duke theksuar se shumë analistë presin një sulm rus në verë dhe Ukraina nuk mund të presë për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme amerikane.
“Çdo gjë që duhet bërë duhet të bëhet shpejt”, tha ai.
Në Uashington, Borrell u takua me shefin e politikës së jashtme të SHBA, Anthony Blinken.
Nëse presidenti rus Vladimir Putin “fiton këtë luftë, pushton Ukrainën, vendos një regjim kukull në Kiev, siç e shohim në Bjellorusi, ai nuk do të ndalet me kaq,” paralajmëroi ai.
“E gjithë kjo do të ketë pasoja të mëdha për SHBA-në dhe sistemet e aleancës të ndërtuara rreth SHBA-së dhe Europës,” këmbënguli ai.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së u takua gjithashtu me Don Bacon, një ligjvënës republikan.
Administrata e presidentit demokrat Joe Biden ka kërkuar që nga viti i kaluar që Kongresi të miratojë një paketë financimi prej 60 miliardë dollarësh për të vazhduar ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, por çështja mbetet e bllokuar në Kongres.
/abcnews.al

