Kanë kaluar 16 vjet nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën mesditën e 15 marsit të vitit 2008, duke shënuar një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit. Shpërthimi i fuqishëm është ende i freskët në kujtimet e banorëve të Gërdecit.
Opozita e asaj kohe akuzoi qeverinë e Berishës për tragjedinë dhe përfshirjen në një rrjet të madh trafikimi armësh. Prestigjiozja amerikane “New York Times” publikoi shkrime për ngjarjen, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë por Berisha e konsideroi gazetën amerikane si “letër higjenike”.
Ndërsa kanë kaluar vite, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi. Asnjë zyrtar nuk është pas hekurave. Aktualisht vijon gjyqi me të pandehur ish ministrin e mbrojtjes të kohës, Fatmir Mediu, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit. Në të njëjtën kohë, po kryhen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
/abcnews.al