Pronat e Manastirit të Deçanit/ Albert Prenkaj: Kurti po u shmanget përgjegjësive dhe premtimeve të dhëna

schedule16:33 - 13 Mars, 2024

schedule 16:33 - 13 Mars, 2024

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se qeveria e drejtuar prej tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën rreth Manastirit të Deçanit.

Shumë deklarata kundër zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit, kryeministri Kurti po i “gëlltit” sërish. Qeveria e tij ka pranuar ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e këtij manastiri, në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ambasadori Albert Prenkaj, këtë lëvizje të kryeministrit të Kosovës e cilëson si përpjekkej për t’i hedhur hi syve publikut në Kosovë si dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Kjo padyshim është ikje nga përgjegjësia dhe nga premtimet e dhëna. Është një tentim t’i hidhet hi syve, si publikut të Kosovës ashtu dhe komunitetit ndërkombëtar përmes kërkesës për regjistrim  në Kadastrën e Deçanit”, tha ai.

Gjatë intervistës në “Ballkan Update”, Prenkaj u shpreh se SHBA duket se e kanë mënjanuar totalisht kryeministrin e Kosovës dhe në vend kryesor kanë piketuar presidenten e Kosovës, si interlekutoren kryesore për t’i çuar para proceset euroatlantike të Prishtinës zyrtare.

“SHBA janë në kërkim të një partneri tjetër për të çuar para proceset e Kosovës. Këtu përfaqësuesi i SHBA, e identifikon publikisht partnerin, me të cilin kërkon t’i shtyjë para proceset pasi Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë treguar bashkëpunim ën ecjen para në procesin e dialogut, dialog, i cili është çelësi i integrimeve euroatlantike të Kosovës”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!