Turqia e konsideron pozitive planin për dërgimin e ndihmave nga deti, por beson se është e mjaftueshme për të zgjidhur problemin kryesor, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Turqia, e cila është një anëtare e NATO-s, është shumë kritike ndaj Izraelit lidhur me sulmet e tij në Gaza.
Gjithashtu ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim të menjëhershëm, ka dërguar mijëra tonë ndihma dhe i ka bërë thirrje Perëndimit që të bëjë presion ndaj Izraelit për të rritur fluksin e ndihmës.
Së bashku me Jordaninë dhe vendet e tjera, Turqia filloi të lëshojë ndihma në enklavë në fillim të këtij muaji.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Oncu Ketseli u tha gazetarëve në një konferencë në Ankara se Turqia kishte dërguar 9,000 tonë pajisje mjekësore dhe ndihma për foshnjat, si dhe disa parashuta në Jordani, por shtoi se këto nuk ishin të mjaftueshme për të ndihmuar Gazën nga vuajtjet.
/abcnews.al