Një 52 vjeçar, me detyrë përgjegjës në një firmë, është proceduar proceduar penalisht pasi kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me qëllim marrjen e inerteve.
Në vendin e quajtur “Ura e Poçemit” në Selenicë, janë konstatuar një skrap i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.
Policia sekuestroi 2 mjetet (skrap dhe kamion) të kësaj firme, që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al