Papa Françesku përsëriti sërish sot qasjen e tij, duke dënuar të gjitha luftërat, disa ditë pasi zemëroi Kievin dhe kryeqytetet perëndimore, në atë që u duk si thirrje ndaj Ukrainës që të dorëzohet dhe të negociojë paqen me agresorin rus.
Papa Françesku tha se “ata që kanë guximin të ngrenë një flamur të bardhë dhe të negociojnë janë më të fortë” duke i bërë thirrje Ukrainës që të hapë bisedimet me Rusinë.
Megjithatë, kardinali Pietro Parolin, sqaroi në një intervistë të martën se Rusia duhet fillimisht të ndalojë agresionin.
“Shumë të rinj do të vriten në luftë. Kjo është një çmenduri”,tha Papa.
Ati i Shenjtë nuk përmendi në mënyrë specifike Ukrainën apo një zonë tjetër lufte.
/abcnews.al