Gjashtë kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë nga Izraeli në veri të Gazës,
Lajmi është bërë i ditur nga ushtria izraelite, duke treguar se është pjesë e një projekti pilot për të siguruar dërgimin e furnizimeve në zone në prag të urisë.
“Kamionët, pasi u inspektuan me kujdes nga izraelitët, hynë në Rripin verior të Gazës. Rezultatet e projektit pilot do t’u prezantohen zyrtarëve të qeverisë,” shpjegoi ushtria.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë dërguar furnizime në Gazën veriore dhe anija humanitare Open Arms po udhëton nga Qipro përgjatë një korridori të ri detar humanitar, por rruga tokësore e ndihmës humanitare mbetet më e shpejta dhe më efektive.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) raportoi se ditën e djeshme ishte dërguar ushqim i mjaftueshëm për 25,000 njerëz dhe ishte dorëzuar në qytetin e Gazës në kolonën e parë që shkonte drejt veriut që nga 20 shkurti./abcnews.al