Pas shkrirjes thellohet përçarja e degës së PS në Shkodër, socialistët akuzojnë njëri-tjetrin

schedule14:04 - 31 Tetor, 2019

schedule 14:04 - 31 Tetor, 2019

Aktualisht struktura e Partia Socialiste në Shkodër duket se është shkrirë e gjitha për t’i hapur rrugë një faze të re të organizimit. Por nuk duket aq e lehtë pasi socialistët shkodranë akuzojnë njëri-tjetrin se po nxitin përçarje.

As kokë e as trup nuk i ka mbetur Partisë Socialiste e Shkodrës pas dorëhqejes së kryebashkiakut Valdrin Pjetri.

Këtë e konfirmojnë debatet që u zhvilluan në mbledhjen e rradhës së e Kryesisë së degës së socialstëve të kryeqendrës së veriut ku ishte i pranishëm koordinatori Arben Pëllumbi dhe deputetet Senida Mesi dhe Luan Harusha.

Edhe pse e mbyllën derën për media, mosdakordësitë arritën të depërtojnë në publik.

Anëtarët e kryesisë e kanë akuzuar deputeteten Senida Mesi se po përdorë metoda përcarse brenda radhëve të PS. Ka qenë ish kryetari i Komunës Berdicë Besnik Brahimaj i cili ka debatuar më së shumti me deputeten shkodrane,  duke i kërkuar llogari se nga kush i ka marrë votat dhe kë përfaqëson. Sipas Brahimaj Senida Mesi nuk ka marrë vota në asnjë zonë të Shkodrës, gjithcka është arrtitur nëpërmjet përfaqësuesëve të Partisë Socialiste në ato zona.

“Dhe ju nuk keni të drejtë të injori bazën e partisë dhe aktivistat e saj siç keni bërë që nga fillimi e deri tani, duke sjellë përçarje”.

Një tjetër zë kundër deputetes Senida Mesi ka qenë ai i Kryetarit të Partisë Socialiste të Velipojës Emiliano Nika duke i kujtuar se nuk gëzon simpatinë e bazës socialiste shkodrane. I dërguari nga Tirana Arben Pëllumbi nuk ka ndërhyrë brenda mbledhjes, ndërsa jashtë saj është munduar t’i zbusë mosmarrëveshjet e socialistëve.

“Shiko, është krejtësisht normale që njerëz të cilët heqin nga koha e tyre e lirë, sic është qënia përfaqësues i një force politike, ju e dini që forcat politike janë organizime vullnetare, pra dikush me vullnet të lirë është pjesë e këtyre strukturave, dhe heq nga koha e tij e lirë, sigurisht që e bënë këtë për një arsye të caktuar. Aryeja bazë që të gjithë ne merremi me këtë punë është se ne besojmë se PS-ja dhe qeveria e saj është ajo e cila e bënë më mirë shërbimin ndaj qytetarëve. Por nuk perjashtohen mundësitë që individ të caktuar të kenë edhe probleme personale apo qef mbetje personale”.

Aktualisht struktura e Partia Socialiste në Shkodër duket se është shkrirë e gjitha për ti hapur rrugë një faze të re të organizimit. Të premten në selinë e Partisë Socialiste kryeministri Rama do të mbledhë këshillin drejtues për rajonin e veriut për të gjetur së pari shuarjen e mosmarrëveshjeve midis klaneve të majta kryesisht në Bashkinë Shkodër./ABC News Albania

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!