“Po sillet si i shurdhër ndaj kërkesave të SHBA”, Haziri: Kurti po rrezikon Kosovën nga të gjitha anët

schedule16:25 - 12 Mars, 2024

schedule 16:25 - 12 Mars, 2024

PRISHTNË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka cilësuar si “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që përcakton euron si valutën për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në lidhje “skype” me Ballkan Update në ABC News, tha se prej kohësh kanë ngërzitu shqetësimet se veprimet e qeverisë së Kosovës po shkatërron arritjet e deritanishme të vendit.

Ai shtoi se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Kosovës po shkakton dëme të parikuperueshme me ndërkombëtarët.

“Ka disa muaj që kemi ngrit alarmin në Prishtinë, LDK ka vazhduar dhe ka tërhequr vëmendjen se Kurti po shkakton dëme të parikuperueshme me aleatët, me SHBA dhe me BE”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shprehet se qeveria e Albin Kurti është burim jostabiliteti në rajon dhe kjo është e rrezikshme. Sipas tij, Albin Kurti me kokëfortësinë dhe mungesën e komunikimit me aleatët po e rrezikon vendin në të gjitha anët.

“Kjo është një thirrje e fundit të emisarit të SHBA. Kjo qeveri është bërë burim jostabiliteti në rajon, Kurti na ka rrezikuar nga të gjitha anët dhe nga të gjitha frontet”, u shpreh Haziri.

Mes tjerash, ai theksoi se kryeministri në vend që të punojë për të ardhmen e qytetarëve, ka bërë të kundërtën duke hapur burime të reja krizash.

“Kurti ka shkaktuar shumë burime krizash.Ai po sillet i shurdhër ndaj kërkesave të SHBA dhe deklaratave të Escobar”, shtoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!