Një 53-vjeçar me shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge.
Gjatë kontrollit, shqiptarit, i cili rezultoi emër i njohur për policinë, iu gjetën 3 gramë kokainë, e ndarë në doza, 10 gram hashash, një peshore precize, material prerës dhe material për paketimin e lëndës narkotike, si dhe 330 euro cash, që mendohet se përbënin të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.
Burri u arrestua në mënyrë flagrante dhe u vendos në masën e sigurisë arrest shtëpie në shtëpinë e tij. Është sekuestruar lënda narkotike, materiali i gjetur dhe shuma e parave./abcnews.al