Dy të rinj në Mirditë janë arrestuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim. Mateos Brozi, 20 vjeç dhe Ergys Tusha, 19 vjeç kanë marrë me forcë në automjet një 19 vjeçar dhe e kanë mbajtur në garazhin e një pallati në Rrëshen për t’i vjedhur paratë.
Pasi i kanë marrë paratë, e kanë lënë në rrugë. Ka qenë 19 vjeçari që ka bërë kallëzim në polici, e cila më pas arrestuar autorët nga Durrësi. Policia ka sekuestruar 220 000 lekët që të arrestuarit i morën me dhunë 19-vjeçarit, automjeti tip “Audi A4”, me të cilën morën me forcë të riun dhe dy celularët e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.