Napoli do të ketë punë mbrëmjen e së martës ku do të përballet në transfertë ndaj Barcelonës në orën 21:00 për ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale të Champions League.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave që u zhvillua në ‘Diego Armando Maradona’ ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, ku për Barcelonën shënonte Robert Lewandowski, ndërsa për napolitanët Victor Osimhen.
Presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurenttis, u ka premtuar lojtarëve të tij një bonus prej 10 milionë eurosh në rast se kualifikohen në edicionin e vitit 2025 të Kupës së Botës për Klube, sipas ‘Corriere dello Sport’. Kjo mund të bëhet vetëm nëse Napoli eliminon Barcelonën nga Champions League, ndaj kjo përballje mund të shërbejë si një motivim i madh për kampionin në fuqi të Italisë.
Krahas bonusit nga presidenti, Napoli gjithashtu do të përfitonte 10.6 milionë euro nga UEFA në rast se sigurojnë biletën për në gjysmëfinale, që do të thotë se nëse mposhtin Barcelonën ata do të marrin 20.6 milionë euro në total./ h.ll/abcnews.al