VIDEO/ Shirat e dendur përmbytin rrugët e Durrësit, vështirësi në kalimin e makinave dhe qytetarëve

schedule15:16 - 11 Mars, 2024

schedule 15:16 - 11 Mars, 2024

Moti i keq me shira të rrëmbyer ka përfshirë qytetin e Durrësit këtë të hënë. Mësohet se për shkak të reshjeve shumë rrugë janë bllokuar. Si pasojë, janë shkaktuar shumë vështirësi në kalimin e qytetarëve, gjithashtu dhe të makinave. Kjo ka bërë dhe një shtim të trafikut.

Ndërkohë, pritet që gjatë ditëve në vijim, intensiteti i reshjeve do të bjerë. Megjithatë, problematike paraqitet gjithashtu edhe parametri i erës ndërsa temperaturat do të jenë të larta./abcnews.al