VIDEO/ “Kapiten Amerika” nderon “Kuqezinjtë”, Milan fiton minimalisht ndaj Empoli

schedule17:23 - 10 Mars, 2024

schedule 17:23 - 10 Mars, 2024

Shanset ishin për një fitore më të thellë, por në fund rëndësi kanë vetëm tre pikët. Milan arriti një fitore të madhe mesditën e kësaj të diele, teksa në “mitikun” e “San Siro” mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Empoli, në përballjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Goli i vetëm për djemtë e teknikut, Stefano Pioli erdhi afër fundit të pjesës së parë, ku më konkretisht, në minutën e 40’-të, “fantazisti” amerikan, Christian Pulisic kapi bukur një pasim të zvicerianit, Noah Okafor dhe me një goditje potente në hyrje të zonës dërgoi topin në portën kundërshtare, duke siguruar fillimisht avantazhin e më tej tre pikët e plota.

Falë këtij rezultati, “Djajtë” e Milanos ngjiten përkohësisht në vendin e 2-të të kampionatit, me 59 pikë, plot 16 më pak se “Zikaltërit” e Inter dhe 2 më shumë se “Bardhezinjtë” e Juventus, të cilët do të ndeshen në orën 18:00, me “Bergamaskët” e Atalanta, ndërsa Empoli mbetet në vendin e 16-të të tabelës, me 25 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: