Sulmohen dy transgjinorë në qendër të Selanikut, 21 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

schedule15:18 - 10 Mars, 2024

schedule 15:18 - 10 Mars, 2024

Policia greke ka arrestuar 21 të rinj, disa prej tyre nën moshën 17-vjec, pasi kanë sulmuar dy transgjinorë në sheshin Aristoteli në qendër të Selanikut.

Pamjet nga rrjetet sociale tregojnë se dhjetëra të rinj kanë sulmuar verbalisht në fillim dy personat transgjinorë të moshës 21-vjeç dhe më pas kanë dashur ti dhunojnë duke hedhur drejt tyre sende të forta, ndërsa ata kanë hyrë në një prej restoranteve të zonës ku personeli ka njoftuar forcat policore.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar mbi 25 persona në rajonin e policisë disa metra më larg, nga të cilët 21 prej tyre u arrestuan.

Të arrestuarit e tjerë mësohet se janë grekë dhe një qipriot.

Çështjen e ka marrë në dorëzim Departamenti Kundër Dhunës Raciste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Selanik. Të arrestuarit pritet të dërgohen tek prokurori në orët në vijim.

/abcnews.al