Papa Françesku: Ukraina të ketë kurajë të ngrejë flamurin e bardhë

schedule08:33 - 10 Mars, 2024

schedule 08:33 - 10 Mars, 2024

Papa Françesku deklaroi se Ukraina duhet të ketë kurajën për të ngritur flamurin e bardhë dhe të negociojë fundin e luftës më Rusinë. Në një intervistë për televizionin zviceran RSI, Ati i Shenjtë dha mendimin e tij pasi u pyet nëse Ukraina duhet të dorëzohej pasi nuk kishte qenë në gjendje të zmbrapste trupat ruse, të cilat kanë pushtuar një pjesë të mirë të vendit prej dy vitesh tashmë.

“Mendoj se më i forti është ai që e sheh situatën, mendon për popullin e tij dhe ka guximin të ngrejë flamurin e bardhë dhe të negociojë”, tha Papa.

“Fjala negocim është guximtare. Kur sheh që je mundur, që gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të kesh guximin të negociosh”, tha Papa.

Në fakt, një ndërmjetës është vet-ofruar për të ulur palët në tryezë dhe ai është Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse palët do të pranojnë këtë ofertë.

Muajin e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se në luftë ishin vrarë 31 mijë ushtarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!