VIDEO/ “Los Colchoneros” me mendje në Champions, Atletico “bie” në transfertën e Cadiz

schedule20:16 - 9 Mars, 2024

schedule 20:16 - 9 Mars, 2024

“Los Colchoneros” e Atletico Madrid kanë komplikuar jo pak objektivin “Champions League”, në elitën e futbollit spanjoll, me “Bardhekuqtë” e Madridit, që janë mposhtur me rezultatin e pastër 2 me 0 në transfertë ndaj modestëve të Cadiz, duke i dhënë mundësinë “Baskëve” të Athletic Bilbao, që të afrohet edhe më shumë.

Humbja mund të lidhet edhe alternimin e formacionit nga ana e teknikut, Diego Simeone, me këtë të fundit, që u dha mundësi të pushojnë thuajse të gjithë titullarëve, që duket se ishin me mendjen te sfida e të mërkurës së ardhshme ndaj Inter në Champions League, mirëpo nga kjo përfitoi “bomberi”, Juanmi, i cili shënoi dy herë për të siguruar tre pikë “të arta” mbijetese.

Falë këtij rezultati, skuadra e Cadiz ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe tashmë është vetëm 2 pikë larg, skuadrës së Celta Vigo, teksa ka hyrë në garë për mbijetesë, në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa skuadra e Atletico Madrid mbetet në vendin e 4-t të tabelës, me 55 pikëve, 5 pikë më shumë se “Baskët” e Bilbabo. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: