E nisi sezonin me podium, por duket se gjithçka po shkon keq për të në garën e dytë, me pilotin spanjoll të Ferrarri, Carlos Sainz, i cili do të humbasë Garën e Madhe të Arabisë Saduite, për shkak të disa problemeve shëndetsore, që e detyrojnë 29-vjeçarin t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sainz shfaqi probleme që në mes të javës, por mori pjesë në provat e lira të ditës së enjte, ku u rendit i gjashti, ndërsa më pas ndjeu sërish shqetësime dhe pas ekzaminimeve, u vendos që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, për heqjen e apandestit, me lajmin që e dha vetë skuderia e “Ferrari”, me anë të një deklarate për mediat.
Në të tilla rrethana, në Garën e Madhe të Arabisë Saudite do të garojë piloti rezervë Oliver Bearman, i cili nuk do të marrë pjesë kështu në Formula 2, me këtë të fundit që është formuar si pilot pikërisht në akademinë e Ferrari dhe do të ketë mundësinë të garojë për herë të parë në Formula 1, ku do të tentojë të lërë gjurmë, duke i dhënë pikë skuadrës italiane. /i.m /abcnews.al