MAMURRAS- Pak minuta pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së 25-vjeçarit Jurgen Ndreca në Mamurras. Autori i dyshuar i krimit Endri Baçuku është banues në qytetin e Mamurrasit.
Sipas policisë, përplasja me armë mes dy të rinjve dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Arma e zjarrit tip pistoletë u gjet dhe u sekuestrua nga policia. I plagosuri është transportuar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën./ n.m.abcnews.al