Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kryeqyteti po mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni, si edhe figura të shquara të politikës europiane.
“Mirëmëngjes dhe me disa fragmente nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku Tirana po mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni, si edhe figura të shquara të politikës europiane e ekonomistë të mirënjohur, e ku sot konferenca vijon me të tjerë të ftuar, diskutime e takime pune, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al



