Shemsi Prençi: Ushtria shqiptare nuk kryen asnjë stërvitje, me përjashtim të atyre me NATO-n

schedule21:56 - 7 Mars, 2024

schedule 21:56 - 7 Mars, 2024

Ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi thotë se ka më shumë se 5 vite, që Shqipëria nuk kryen asnjë orë fluturim.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Prençi u shpreh se ushtria shqiptare nuk kryen asnjë stërvitje, me përjashtim të atyre me NATO-n.

“Është e dhimbshme për shqiptarët, është e pabesueshme që të shkojmë në këtë pikë. Ka mbi 5 vite, që Shqipëria nuk kryen asnjë orë fluturim. Mbetet në gatishmëri vetëm flota e emergjencës së Ministrisë së Shëndetësisë. Në 5 vitet e fundit, 2 avione civilë, në Divjakë dhe Dukagjin, ushtria shqiptare nuk ka pasur asnjë informacion. Nuk ka asgjë. Ushtria shqiptare nuk ka pasur asnjë informacion, policia shqiptare nuk ka pasur asnjë informacion. Është cënim i hapësirës ajrore. Ne, ky rast nuk është mirë të mos tregohet në televizion. Detyrat që ka ushtria në kuadër të NATO-s mund t’i kryejë shkëlqyeshëm. I kryen detyrat. Mos të harrojmë, me përjashtim të stërvitjeve që kryen në kuadër të NATO-s, ushtria shqiptare sot nuk bën asnjë stërvitje, ne nuk kemi asnjë mjet ajror.

Ne nuk kemi një repart të flotës ajrore, një brigadë. Analistët e mëdhenj të botës e shohin Luftën e Tretë Botërore në hoziront, ushtria shqiptare, edhe pse kanë trokitur kërcënimet e Serbisë në kufi me Kosovën, unë nuk di që ushtria shqiptare të ketë zhvilluar stërvitje në nivel batalioni në rajonin e Krumës dhe Kukësit”, theksoi ai./abcnews.al