“O Kajmak o Kajmakli unë e zhduk Vorën për ty”, postimi i Berishës për kryebashkiakun e Vorës

schedule14:54 - 30 Tetor, 2019

schedule 14:54 - 30 Tetor, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë të premten e 1 nëntorit për fatin e mandatit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë pa vonesë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, një tjetër reagim vjen nga ish kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se: “Pas vërtetimit se Jorgo Toto i arrestuar për fallsifikim parash në Greqi është fiks Kajmaku i partisë, kreu i Meduzës thuhet se po mendon për të zhdukur Bashkinë e Vorës”.

“Kësaj i thonë O Kajmak o Kajmakli unë e zhduk Vorën për ty”, shkruan Berisha në FB.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

O Kajmakun ose zhduket Vora!

O Kajmak o kajmakli une e zhduk Voren per ty!

Miq, pas vertetimit se Jorgo Tora i arrestuar per fallsifikim parash ne Greqi eshte fiks Kajmaku i partise, kreu i Meduzes thuhet se po mendon per te zhdukur Bashkine e Vores, sipas kesaj llogjike pa Kajmakun e Surrelit nuk Vore dhe qytetare, duke treguar se banditizmi i kryekreut te meduzes ka kufinj vetem qiellin! Kesaj i thone O Kajmak o Kajmakli une e zhduk Voren per ty! sb /abcnews.al