Një arsenal armësh është zbuluar këtë të enjte në Vlorë. Aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Babicë.
Policia ka sekuestruar armë të tilla si snajper, pistoleta, kallash, fishekë, por gjithashtu janë sekuestruar targa makinash dhe maska. ABC news ka siguruar pamjet pas operacionit në fshatin Babicë, ku arsenali i armëve është ekspozuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Ndërkaq, uniformat blu kanë arrestuar një person, Luçiano Derraj alias Albano Derraj.
Ky i fundit dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale./abcnews.al