“Bashkë me domaten po kalben dhe shpresat”

schedule14:57 - 30 Tetor, 2019

schedule 14:57 - 30 Tetor, 2019

Fermerët e Myzeqesë në Lushnjë dolën sërish në protestë. Ata i kanë drejtuar qeverisë pesë kërkesa që kanë të bëjnë me ndihmën financiare që iu duhet në gjithë procesin prej bujku.

Bashkë me domaten po kalben dhe shpresat. Simbolika që fermerët e Myzeqesë në Lushnjë përdorën në protestën e tyre të tretë.

Në hyrje të autostradës Lushnje – Fier tek rrethrrotullimi i Savrës fshatarët vendosën para këmbëve arkat me perime.

Përballë në një metër distancë u vendos gardhi me punonjës të policisë së rendit. Por situata ishte e qetë.

Edhe “Jahti im” meriton naftë pa akcizë, ishte një tjetër pankartë. Fermerët duan të ndihmohen nga qeveria. Ne tre protesta ata kanë përsëritur pesë kërkesa;  ndërhyrje në paktën e 2020 për subvencionimet, njohja e dëmeve nga natyra, para për krizat.

Pas një orë ata u larguan duke hedhur në rrugë domatet që kishin në arka. Organizatorët njoftuan për të tjera tubime. /ABC News Albania 24/7