Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland ka barazuar rekordin e golave të legjendës së Manchester City, Sergio Aguero në Champions League.
Haaland shënoi ditën e mërkurë një gol ndaj Copenhagen në Champions League, duke kaluar kështu skuadrën e tij në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Ky ishte goli i tij i 41-të në Chamnpions League deri më tani në Champions League, dhe ai ka luajtur vetëm 37 në këtë kompeticion.
Me atë gol të shënuar në mbrëmjen e së mërkurës, Haaland tashmë ka barazuar rekordin e Agueros në Champions League. Sulmuesit argjentinas iu deshën 79 ndeshje për të arritur atë sasi golash, pra 42 ndeshje më shumë se Haaland. Shifra e golave të 23 vjeçarit norvegjez janë të frikshme, sa që vetëm 18 lojtarë në historinë e Champions League kanë shënuar më shumë se ai./h.ll/abcnews.al
Erling Haaland has now scored as many career Champions League goals as Sergio Agüero (41).
Haaland has reached the milestone in 42 fewer games! pic.twitter.com/ZOFl2QH0GQ
— City Chief (@City_Chief) March 6, 2024
Haaland reached 41 UCL goals in record-breaking time ⚡️? pic.twitter.com/FDyVaUNi7V
— LiveScore (@livescore) March 7, 2024