Drafti i amnistisë penale/ Qefalia: Maxhoranca ka vullnetin e plotë, pengesa e vetme është ‘Foltorja’!

schedule13:38 - 7 Mars, 2024

schedule 13:38 - 7 Mars, 2024

Në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC News” deputeti Xhemal Qefalia, foli për ligjin për amnistinë penale.

Gjatë kësaj interviste deputeti i PS tha se mazhoranca ka vullnetin e plotw pwr ta miratuar, por pengesa e vetme sipas tij wshtw “Foltorja”.

“Krijohet përshtypja sikur mazhoranca nuk është dakord për amnistinë, por jemi ne vullnetarët e kësaj nisme. Ka pasur negociata me deputetë të veçantë për ta votuar nismën. Siç ka pasur edhe reagime sikur kjo po bëhet për të ‘ndihmuar’ njerëzit që janë të lidhur me pushtetin. Por këto deklarata të Alibeajt më duket pa sens. Unë mendoj që nuk e ka pasur seriozisht për të votuar ligjin për amnistinë, pasi në të kundërt nuk do të kishte këtë sjellje, sepse votimi do t’i shpërbente familjarëve që presin të shkojnë pranë familjes. Por ende nuk është krijuar mundësia që të ketë numrin e nevojshëm për të votuar. Pse po nguron mazhoranca për ta futur? Sepse nuk i ka numrat dhe kjo është arsyeja. Ne shpresojmë që ende jemi në kohë që të gjendet numri për ta votuar. Po bisedohet edhe me ata që kanë vulën dhe me ata që nuk kanë vulën. Edhe për këtë rast deputetët kanë të drejtë të votojnë sipas bindjes, dhe këtu diskutohet për çështje numrash dhe jo partish. Kjo është një nismë që i bashkëngjiten kësaj mazhorance dhe jo se po shkojmë ne. Ne i mirëpresim që ta votojnë draftin, Ka një afat dhe besoj që brenda muajit mars do të shqyrtohet edhe njëherë”, tha ndër të tjera Qefalia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!