Një incident me armë zjarri ka ndodhur në një autobus në Filadelfia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën, duke plagosur të paktën tetë persona. Të shtënat u raportuan pak para orës 3 të mëngjesit.
Sipas informacioneve, të plagosurit janë të mitur. Katër prej të plagosurve u dërguan në spital ku sipas burimeve një prej tyre është në gjendje kritike për jetën.
Police are on the scene of a mass shooting involving a SEPTA bus as numerous people have been shot inside
Currently, multiple law enforcement and other authorities are on the scene to a drive by mass shooting in Philadelphia, Pennsylvania. Reports indicate that seven children or… pic.twitter.com/TNSPOy4CF6— EUROPE CENTRAL (@europecentrral) March 6, 2024
Tre të tjerë thuhet se janë në gjendje stabile me plagë me armë zjarri në këmbë ose në pjesën e poshtme të trupit.
Rrugët në zonë janë bllokuar ndërsa policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij sulmi.
Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
/abcnews.al