Pas një dimri të butë, pranvera duket se ka arritur herët në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. Organizata për kujdesin ndaj objekteve të mbrojtura “National Trust” ka konfirmuar se kopshtet e saj në Angli dhe Wales janë javë përpara afatit për shkak të motit më të ngrohtë se mesatarja.
Është vetëm fillimi i marsit, por këto lule në kopshtin Harlow Carr në Harrogate, North Yorkshire kanë lulëzuar plotësisht.
Pasi zyra meteorologjike regjistroi shkurtin më të ngrohtë ndonjëherë për Mbretërinë e Bashkuar dhe Walesin, lulet po lulëzojnë pak më herët sesa pritej. Organizata për kujdes ndaj objekteve të mbrojtura “The National Trust” ka konfirmuar se kopshtet e saj kanë lulëzuar javë përpara afatit.
Pamja e hershme e pranverës mirëpritet nga vizitorët në Harlow Carr, kopshti verior i Shoqërisë Mbretërore të Hortikulturës në Angli.
Vizitorët ndihen më të lumtur me lulëzimin e kopshteve.
“Kam parë gjithçka të bukur këtu. Ngjyrat janë të mrekullueshme. Gjithçka po bëhet më e gjallë. Shoh shumë lumturi edhe rrugës”.
Ndonëse moti i mirë ka bukurinë e vet, lulëzimi i hershëm i shoqëruar me klimën më të ngrohtë se mesatarja janë një shqetësim për disa persona.
“Është edhe pak shqetësuese në të njëjtën kohë”, thotë vizitori.
Kanë mbetur edhe dy javë deri në ekuinoksin e pranverës, megjithatë Fiona Slight, menaxhere e kopshtit në Harlow Carr, nuk është shumë e shqetësuar.
“Ka ende rrugë të gjatë për të bërë, e cila është e mrekullueshme. Ende kemi shumë për të parë. Është shumë emocionuese”.
Sipas zyrës meteorologjike, temperatura mesatare në Angli për shkurt 2024 ishte 7.5 gradë celsius, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 7 gradësh celsius të vendosur në vitin 1990.
Wales përjetoi temperaturë mesatare në 6.9 gradë celsius në shkurt, pak më shumë se rekordi i vitit 1998 prej 6.8 gradë celsius.