Bonusi i pranverës, nis shpërndarja/ Përfitojnë mbi 730 mijë pensionistë, shpërblimi 5-10 mijë lekë

schedule15:22 - 3 Mars, 2025

schedule 15:22 - 3 Mars, 2025

Nis shpërndja e bonusit për të gjithë pensionistët ne vend. Janë mbi 730 pensionistë   që përfitojnë nga bonusi i pranverës.

Pensionistët do të mund ta tërheqin bonusin e tyre në sportelet e Postës Shqiptare në bazë të grafikut që marin edhe pensionin mujor ndërsa ata persona që tërheqin pensionin nëpërmjet bankës i kalon automatikisht.

Janë Mbi 511 mijë pensionistë  që pritet të marrin bonus 10 mijë lekë pasi pensioni i tyre mujor arrin deri në 20 mijë lekë dhe kategoria tjetër që kanë një pension mbi 20 mijë lekë në muaj do të përfitojnë bonus 5 mijë  lekë

Afati i tërheqjes së Bonusit të Pranverës është deri më 30 Shtator. Ky është bonusi i dytë brenda 6 muajsh pas atij të fundvitit që qeveria shpërndau për pensionistët.

Ndërkohë që mësohet se vetëm gjatë ditës së parë të shpërndarjes në të gjithë vendin e kanë tërhequr bonusin  rreth 23 mijë pensionistë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!