Agjencia ruse e monitorimit financiar, Rosfinmonitoring, ka përfshirë ish-kampionin botëror të shahut Garry Kasparov në listën e saj të “terroristëve dhe ekstremistëve”.
Kasparov, 60 vjeç, u largua nga Rusia në vitin 2014 nga frika e ndjekjes penale. Ai ishte një nga shahistët më të mëdhenj në histori përpara se të bëhej një kundërshtar i vendosur i Vladimir Putinit.
Drejtoria vendos kufizime në punën bankare të njerëzve dhe i detyron ata të kërkojnë miratim sa herë që duan të përdorin llogaritë e tyre.
Sipas të dhënave nga regjistri Rosfinmonitoring, Kasparov u ndoq penalisht sipas nenit të terrorizmit, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në fund të vitit 2023, Ministria e Brendshme e Rusisë gjeti “indikacione për një akt kriminal” në aktivitetet e Kasparov dhe bashkëpunëtorit të tij Ivan Tyutrin, në lidhje me një ankand që ata organizuan për të mbështetur vullnetarët rusë që luftonin në anën e Ukrainës.
Ministria gjeti gjithashtu prova të një vepre penale, bazuar në nenin për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete “organizata të padëshiruara”./abcnews.al